Takimi me Kurtin në pikëpyetje, Rama: Shpresoj ta takoj, as hasmit nuk i mbyllet dera

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski. Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me takimin me Albin Kurtin. Kreu i qeverisë se shpreson ta takojë. “Unë si kam takuar takim. Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin, që kur të vjen […] The post Takimi me Kurtin në pikëpyetje, Rama: Shpresoj ta takoj, as hasmit nuk i mbyllet dera appeared first on Newsbomb Albania.

Takimi me Kurtin në pikëpyetje, Rama: Shpresoj ta takoj, as hasmit nuk i mbyllet dera

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski.

Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me takimin me Albin Kurtin. Kreu i qeverisë se shpreson ta takojë.

“Unë si kam takuar takim. Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin, që kur të vjen edhe hasmi nuk i mbyllet dera pa mbaruar fjalën”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri u pyet për Ballkanin e Hapur, ku tha se nga ajo kanë mbetur marrëveshje që e ndihmojë rajonin dhe që do jenë edhe ndihmë për Procesin e Berlinit.

“Ballkanin e Hapur, 1000 herë të kthehesha pas, 1000 herë do e ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur rajonit? Cilat janë të mirat? Merrni dhe shikoni shifrat e tregëtisë mes vendeve dhe mos harroni që çfarë është nuk zhbëhet. Janë edhe për Procesin e Berlinit”, tha Rama ndër të tjera.

The post Takimi me Kurtin në pikëpyetje, Rama: Shpresoj ta takoj, as hasmit nuk i mbyllet dera appeared first on Newsbomb Albania.