Takimi Trump-Putin së shpejti/ Zelensky: Europa duhet të jetë pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se Europa duhet të jetë pjesë e bisedimeve që pritet të zhvillohen mes Rusisë dhe SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz lidhur me zhvillimet e fundit. Siç shkruan “The Guardian” të dy udhëheqësit janë të [...]Read More...

Takimi Trump-Putin së shpejti/ Zelensky: Europa duhet të jetë pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se Europa duhet të jetë pjesë e bisedimeve që pritet të zhvillohen mes Rusisë dhe SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz lidhur me zhvillimet e fundit.

Siç shkruan “The Guardian” të dy udhëheqësit janë të mendimit se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me paqe dinjitoze.

Por gjithashtu Zelensky këmbëngul se “Europa duhet të jetë pjesëmarrësve në proceset përkatëse për përfundimin e luftës”.

“Ukraina nuk ka frikë nga takimet dhe pret të njëjtën qasje të guximshme nga pala ruse. Është koha t’i japim fund luftës”, ka thënë ai.

/abcnews.al/