Takimi Trump-Zelensky në Vatikan/ Shtëpia e Bardhë: Patën një diskutim shumë produktiv

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump dhe Zelensky u takuan privatisht dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë, raporton BBC. Takimi u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit pasi ata i bënë homazhe Papës, sipas Rai TV të Italisë, në vend që të ndodhte në [...]Read More...

Takimi Trump-Zelensky në Vatikan/ Shtëpia e Bardhë: Patën një diskutim shumë produktiv

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump dhe Zelensky u takuan privatisht dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë, raporton BBC.

Takimi u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit pasi ata i bënë homazhe Papës, sipas Rai TV të Italisë, në vend që të ndodhte në ambasadën amerikane siç pritej.

Kjo është hera e parë që ata takohen që nga ai takim i ‘stuhishëm’ në Zyrën Ovale në fund të shkurtit, kur Zelensky u akuzua se nuk tha falënderime për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

Vetëm këtë javë, Trump tha se Zelensky “nuk kishte letra për të luajtur” në një marrëveshje paqeje me Rusinë./abcnews.al