Talenti i Bayern Münich zgjedh Kosovën, ambasadori i jep pasaportën, konfirmon se do të luajë për Dardanët

Talenti i Bayern Münich zgjedh Kosovën, ambasadori i jep pasaportën, konfirmon se do të luajë për Dardanët

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar që sot i ka dorëzuar pasaportën e Republikës së Kosovës talentit të Bayern München, Erblin Osmanit.

Përveç kësaj, Ajeti ka konfirmuar se Osmani do të luajë për Kosovën.

“Mezi presim ta shohim talentin tonë me fanellën e Dardanëve dhe ta përfaqësojë Kosovën me krenari. Faleminderit Presidentit Agim Ademi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se talentët tanë po zgjedhin Kosovën dhe se e ardhmja e futbollit tonë është e ndritur!”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch

The post Talenti i Bayern Münich zgjedh Kosovën, ambasadori i jep pasaportën, konfirmon se do të luajë për Dardanët appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.