Tarifat, BE “dhëmbë për dhëmbë” me Trump/ Von der Leyen: Unioni do veprojë, do mbrojë interesat ekonomike
Bashkimi Europian do t’i kundërpëgjigjet Donald Trump me masa të forta dhe proporcionale pas vendimit të tij për tarifat e importeve të çelikut dhe aluminit. Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen sipas të cilës unioni të të veprojë për të mbrojtur interesat ekonomikë. “Tarifat e pajustifikuara ndaj Bashkimit Europian nuk do [...]Read More...

Bashkimi Europian do t’i kundërpëgjigjet Donald Trump me masa të forta dhe proporcionale pas vendimit të tij për tarifat e importeve të çelikut dhe aluminit.
Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen sipas të cilës unioni të të veprojë për të mbrojtur interesat ekonomikë.
“Tarifat e pajustifikuara ndaj Bashkimit Europian nuk do të mbeten pa përgjigje. Tarifat janë taksa të këqija për biznesin dhe më keq për konsumatorët” tha Von Der Leyen. Kjo e fundit nuk dha detaje të tjera, por një opsion mund të jetë riaktivizimi I tarifave që Bashkimi Europian vendosi në vitin 2018, të cilat u pezullua pas një pakti të rënë dakord mes von der Leyen dhe presidentit amerikan të asaj kohe Joe Biden.
Eksportet e çelikut të Bashkimit Europian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mesatarisht rreth 3 miliardë euro në vit përgjatë dekadës së fundit.
Tarifat e reja prej 25% për çelikun dhe aluminin pritet të hyjnë në fuqi më 4 mars sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë. Ato do të zbatohen për miliona ton importe çeliku dhe alumini kryesisht nga Kanadaja, Brazili, Meksika, Koreja e Jugut dhe vende të tjera.
Ndërkohë, shefi I tregtisë së Bashkimit Europian Maros Sefcovic e përshkroi vendimin e Amerikës si një skenar humbje-humbje. Importet e çelikut përbënin rreth 23% të konsumit amerikan të çelikut në vitin 2023 sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Hekurit dhe Celikut ku furnizuesit më të mëdhenj ishin pikërisht Kanadaja, Brazili dhe Meksika.
Edhe kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau i quajti tarifat e reja të papranueshme. Sipas tij, Kanadaja do të përpiqet të bëjë një analizë të impaktit të këtyre masave dhe më pas nëse është e nevojshme përgjigja do të jetë e fortë dhe e qartë ndaj Amerikës./abcnews.al