Tarifat e Trump “godasin” futbollin/ FIFA kërkon përjashtime fiskale për “Botërorin e Klubeve”

Politikat e reja fiskale të Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të prishin planet e FIFA për “Botërorin e Klubeve”. Sipas “The Guardian”, qeveria botërore e futbollit po zhvillon tratativa komplekse me autoritetet amerikane, ndërsa deri tani nuk ka arritur të marrë përjashtime fiskale për 32 klubet pjesmarrës. Në muajin mars, FIFA [...]Read More...

Tarifat e Trump “godasin” futbollin/ FIFA kërkon përjashtime fiskale për “Botërorin e Klubeve”

Politikat e reja fiskale të Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të prishin planet e FIFA për “Botërorin e Klubeve”.

Sipas “The Guardian”, qeveria botërore e futbollit po zhvillon tratativa komplekse me autoritetet amerikane, ndërsa deri tani nuk ka arritur të marrë përjashtime fiskale për 32 klubet pjesmarrës.
Në muajin mars, FIFA zyrtarizoi shpërblimet për finalistët që do të kapin shifrën 1 miliard dollarë. Skuadra fituese do të marrë 125-8 milion dollarë, duke e bërë “Botërorin për Klube” turneun më të pasur në historinë e futbollit.

Por pa një marrëveshje, klubet duhet të paguajë 10 milion dollarë taksa tek autoritetet fiskale amerikane, pa llogaritur këtu tarifat e vendosura për secilin vend nga ata vijnë.

Një situatë e vështirë, por gjithsesi FIFA beson se do të gjejë gjuhën e përbashkët me presidentin Donald Trump, ashtu si për “Botërorin 2026”, ku ka arritur të marrë disa lehtësira fiskale për ndeshjet që do të luhen në SHBA në lidhje me disa taksa vendore dhe shtetyërore mbi shitjen e biletave dhe të drejtën televizive.

Por koha nuk punon në favor të qeverisë botërore të futbollit. Jo më kot, vetë presidenti I FIFA, Giani Infantino ka vizituar dy herë brenda pak muajsh Shtetet e Bashkuara,m ku është takuar edhe me presidentin Donald Trump./abcnews.al