Tarifat nga Trump godasin edhe kriptomonedhat
Sipas mediave të huaja, bitcoin humbi rreth 7 për qind të vlerës së tij mbrëmjen e së dielës deri mëngjesin e sotëm në Singapor duke mbërritur një pikë të ulët prej 77,077 dollarë The post Tarifat nga Trump godasin edhe kriptomonedhat appeared first on Albinfo.

Tarifat e vendosur me aq ngazëllim prej tij, kanë goditur edhe sektorin e kriptomonedhave, të cilin vetë Donald Trump e inkurajoi me forcë në fillim të marsit kur mblodhi në Shtëpinë e Bardhë drejtues të tij për të diskutuar mbi investimet dixhitale dhe objektivin e vet të ngritjes së një rezervë strategjike për monedhën bitcoin.
Tani, vlera e kriptomonedhave ka pësuar një rënie të ndjeshme në Azi, duke sinjalizuar një ndjenjë të qartë rreziku në të gjithë tregjet, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave të huaja, bitcoin humbi rreth 7 për qind të vlerës së tij mbrëmjen e së dielës deri mëngjesin e sotëm në Singapor duke mbërritur një pikë të ulët prej 77,077 dollarë.
Ether po ashtu ra në 1,538 dollarë, nivel më i ulët brenda ditës i regjistruar ndonjëherë që nga tetori i 2023. Si bitcoin ashtu edhe Ether më vonë i “zvogëluan humbjet”.
Tarifat gjithëpërfshirëse të Trumpit tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane. Politika e re e Washingtonit vendos një tarifë prej 10% për shumicën e importeve, me norma edhe më të larta për vende specifike, si 34% për importet kineze dhe 20% për mallrat e BE-së.
Tregjet financiare janë alarmuar nga lëvizja agresive dhe investitorët po përgatiten për paqëndrueshmëri të zgjatur ekonomike.
Evropa tashmë ka nxjerrë thuajse 890 miliardë tym në pak më pak se 3 orë tregtimi. Ky është bilanci provizor i seancës së sotme me indeksin Stoxx 600 të rënë me 5.86%. Duke parë listat e çmimeve individuale, Milano humbet 6.17%, Frankfurt 5.68%, Parisi 5.56%, Madridi 5.33% dhe Londra 4.52%.
The post Tarifat nga Trump godasin edhe kriptomonedhat appeared first on Albinfo.