Të rinjtë shqiptarë në Suedi pushtojnë toplistat e Spotify
Engjell Morina dhe Ilir Isufi, producentët shqiptarë që po bëjnë bujë në Suedi The post Të rinjtë shqiptarë në Suedi pushtojnë toplistat e Spotify appeared first on Albinfo.

Në një studio të vogël në qytetin Höör të Suedisë, dy të rinj të diasporës sonë, Engjell Morina dhe Ilir Isufi, së bashku me mikun e tyre suedez Filip Nilsson, po krijojnë muzikë që po korr sukses të madh në skenën suedeze, transmeton albinfo.ch.
Kënga “Ay Ay”, e interpretuar nga reperi kosovaro-suedez Nuqi, ka ndezur atmosferën në festivalin e madh të Malmös – Malmöfestivalen, ku mijëra pjesëmarrës kënduan së bashku. Ky moment i paharrueshëm shënon një nga sukseset e para të producentëve të rinj shqiptarë në Suedi.
Morina, Isufi dhe Nilsson tashmë kanë futur projektet e tyre në toplistat e Spotify, duke dëshmuar talentin, energjinë dhe përkushtimin e rinisë sonë në diasporë. Për ta, ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që synon majat e industrisë muzikore në Suedi dhe më gjerë.
Ky sukses në zhanrin hip hop është një shembull i fuqisë së diasporës shqiptare, që përmes artit dhe kulturës po tregon se është një zë i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch
https://www.skd.se/artikel/i-hoor-skapas-hits-tva-hiphoplatar-pa-spotifys-topplistor-i-sommar/
The post Të rinjtë shqiptarë në Suedi pushtojnë toplistat e Spotify appeared first on Albinfo.