Të shtënat në Prishtinë: Polici përdori armën për të ndaluar të dyshuarin, ai arriti të largohet duke shkaktuar aksident
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur ndërkohë që zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë një 29 vjeçar derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë […]

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur ndërkohë që zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë një 29 vjeçar derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar.
I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritur të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.
“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar.
I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.