Të zhdukurit me dhunë u përkujtuan me një “Marsh për drejtësi”, në Gjenevë

Me një prani të konsiderueshme të komunitetit shqiptar dhe të qytetarëve të tjerë të Zvicrës, sot në orën 14 ka filluar në Gjenevë manifestimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata Kulturore “Dora D`Istria” dhe Lidhja Shqiptare në Botë dhe i ndihmuar edhe nga disa shoqëri […] The post Të zhdukurit me dhunë u përkujtuan me një “Marsh për drejtësi”, në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Të zhdukurit me dhunë u përkujtuan me një “Marsh për drejtësi”, në Gjenevë

Me një prani të konsiderueshme të komunitetit shqiptar dhe të qytetarëve të tjerë të Zvicrës, sot në orën 14 ka filluar në Gjenevë manifestimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata Kulturore “Dora D`Istria” dhe Lidhja Shqiptare në Botë dhe i ndihmuar edhe nga disa shoqëri kulturore e arztistike të shqiptarëve të këtushëm, ka filluar me Marshin për Drejtësi.

Marshuesit janë nisur nga Parc du Croppette drejt qendrës para Pallatit të OKB-së, tek “Karrigeja e thyer”, simbol i të vuajturve dhe viktimave nga lufta.

Marshimi prej më shumë se një kilometri, u sigurua nga forcat e sigurisë të Gjenevës dhe u zhvillua në heshtje dhe dinjitet.

Fjalën e hapjes së manifestimit me moton “Derisa i kujtojmë, ata jetojnë” e ka mbajtur iniciatorja dhe bashkorganizatorja, Mirishahe Limani Hiler, kryetare e shoqatës “Dora D`istria”. Ajo ka përshëndetur të pranishmit, duke i falënderuar për pjesëmarrjen në një homazh si ky, në të cilin kujtohen të zhdukurit me dhunë, pavarësisht nga kombësia, shteti a religjioni.

Në mesin e pjesëmarrësve të marshit kishte edhe përfaqësues të shoqatave të të zhdukurve nga Bosnja, Argjentina, Palestina etj., me flamujt perkatës.

Të pranishmëve, me një fjalë emocionale, në shqip dhe anglisht, u është drejtuar Andin Hoti, kryetar i Komisionit të Kosovës për çështjet e të zhdukurve. Ai ka shpërfaqur dhimbjen e familjarëve me të zhdukur, duke marrë një shembull nga vitet e para të pas luftës, kur Gentriti, atëbotë 4 vjeçar kërkonte babanë e tij të zhdukur dhe nuk e gjente. Gentriti tani, mbi 20 vite më vonë, ndodhej në mesin  e të pranishmëve në këtë marsh për drejtësi …

Një fjalë përshëdnetëse e ka mbajtur edhe kryebashkiaku i Gjenevës, Alfonso Gomez, i cili ka kujtuar se qyteti të cilin ai e drejton, bashkëndjen me viktimat e dhunës dhe familjarët e të zhdukurve me dhunë, të cilët jetojnë në këtë qytet me prani të fuqishme ndërkombëtare.

Në vazhdim, Ansambli “Vatra” nga Bülach-u (ZH) është paraqotur me dy koreografi që pasqyrojnë luftën, vuajtjet dhe heroizmin e treguar të shqiptarëve gjatë luftës.

Platforma albinfo.ch është sponsor medial i këtij manifestimi dhe do të mbulojë në vazhdimësi rrjedhën e aktiviteteve të shumta që do të zhvillohen këto dy ditë, në Gjenevë.

The post Të zhdukurit me dhunë u përkujtuan me një “Marsh për drejtësi”, në Gjenevë appeared first on Albinfo.