Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, deputet i PD-së godet me shishe ministrin Balla
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka goditur me shishe uji ministrin e Shtetit, Taulant Balla, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas raportimeve të gazetës “Tema”, incidenti ndodhi teksa Balla po mbante fjalën e tij, kur Noka u afrua me shpejtësi te foltorja dhe e goditi me shishe. Menjëherë ndërhyri Garda e Republikës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka goditur me shishe uji ministrin e Shtetit, Taulant Balla, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas raportimeve të gazetës “Tema”, incidenti ndodhi teksa Balla po mbante fjalën e tij, kur Noka u afrua me shpejtësi te foltorja dhe e goditi me shishe.
Menjëherë ndërhyri Garda e Republikës, e cila bllokoi Nokën, por ai arriti të hidhte shishen në drejtim të Ballës. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e përjashtoi nga seanca deputetin e PD-së. Seanca u ndërpre deri në qetësimin e situatës.