Altin Azemi shënon supergol dhe shkruan histori në Zvicër

Për 15-vjeçarin ky ishte sukses i madh. The post Altin Azemi shënon supergol dhe shkruan histori në Zvicër appeared first on Albinfo.

Altin Azemi shënon supergol dhe shkruan histori në Zvicër

Altin Azemi gati në fund të minutave para mbylles hyri në lojë hyri në vend të Liridon Mulajt, përcjell albinfo.ch.

Për 15-vjeçarin ky ishte sukses i madh. Po debutonte në moshë shumë të re në ekipin e kategorisë së dytë zvicerane.

Por talenti i madh la gjurmë të pashlyera në ndeshjen e së hënës mbrëma. Në minutën e 94-t Neuchatel Xamaxi fitoi goditje dënimi.

Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori pikërisht 15-vjeçari shqiptar. Ai shënoi gol të bukur për fitoren 6:2 ndaj Schaffhausenit dhe për të shkruar histori në Challenge League e rrjedhimisht edhe në futbollin zviceran.

“Altin Azemi është tregimi i ndeshjes të së hënës. 15-vjeçari u zëvendësua në minutën e 88-të dhe bëri debutimin profesional. Lojtarit të Zvicrës U16 nuk i është dashur kohë për ngrohje. Vetëm gjashtë minuta pas aktivizimit, ai mori topin për goditjen e dënimit. E dërgoi topin mbi murin e gjallë për 6:2. Festa ishte e zjarrtë. Pasi Azemi e hoqi fanellën e tij dhe e mbajti lart si Lionel Messi, ai e mori kartonin e parë në debutim. Me 15 vjet, 11 muaj dhe 2 ditë, Azemi tani është golashënuesi më i ri në histori të Challenge League. Ai e kalon rekordin që e mbante Valon Duzhmani për gati 19 vjet. Duzhmani, tani 35-vjeçar shënoi për Kriensin në korrik të vitit 2006, kur i kishte 16 vjet, 5 muaj e 2 ditë”, shkruan mediumi zvicerane, “bluewin.ch”, përcjell albinfo.ch.

Azemi ka dy paraqitje për Zvicrën U15 dhe nëntë të tjera për Zvicrën U16. Për këtë të fundit i ka realizuar dy gola.

Në ligën e 17-vjeçarëve i ka katër gola në 13 paraqitje këtë edicion. Ka dy paraqitje edhe në ligën e 19-vjeçarëve në Zvicër. Por me debutimin përballor ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë.

Azemi është vetëm talenti shqiptar i radhës që po rritet në futbollin zviceran. Vazhdimisht në klubet zvicerane dalin futbollistë të talentuar shqiptarë.

“Mbrëmja ishte e përkryer. Dhe u bë e mahnitshme. Azemi bëri debutimin duke fituar pak minuta në fushë. Bashkëlojtarët e tij ia lejuan goditjen e fundit të dënimit në kohën shtesë. Gjuajtje e tij ishte si e lojtarëve me përvojë dhe gjeti këndin e portës. Ndeshja e parë, goli i parë dhe kartoni i parë për djaloshin që nuk ka mundur të përmbahet dhe hoqi fanellën e tij”, ka shkruar sajti zyrtar i Xamaxit.

Për golin dhe rekordin e Azemit kanë shkruar edhe mediat tjera zvicerane. Pjesë e Xamaxit janë shqiptarë të shumtë si Lavdrim Hajrullahu, Shkëlqim Demhasaj, Liridon Mulaj e Samir Ramizi. Kështu që talenti i madh do ta ketë ambientin e duhur për zhvillim të mëtejmë.

The post Altin Azemi shënon supergol dhe shkruan histori në Zvicër appeared first on Albinfo.