Tentuan të kontrabandonin mallra të një poste nga Maqedonia e Veriut, arrestohen pasi sulmuan policët
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës. Në njoftimin e policisë thuhet se tasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00, policia pas një informacionie që e kishte marrë kishte ndaluar një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës.
Në njoftimin e policisë thuhet se tasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00, policia pas një informacionie që e kishte marrë kishte ndaluar një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, që dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.
“Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare”.
“Si rezultat i këtij incidenti, personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera shtohet se njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.