Tërhiqen nga tregu edhe 7 produkte të qumështit

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka njoftuar për tërheqjen e shtatë produkteve të tjera të qumështit nga tregu.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, nga marketet e inspektuara në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit janë tërhequr:
* Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L
* Holla Cooking Cream – 1 L
* Garden Milk – 1 L
* Spec me krem VIDAS – 1 kg
* Magic Cream – 400 g
* Schmand 18% – 800 g
* Djath i bardhë 100% – 250 g
“Inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. IQMT u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, duke respektuar vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



