Tërmet i fortë në Tibet/ Humbin jetën mbi 50 persona, dhjetëra të tjerë të lënduar
Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur si pasojë e një tërmeti, i cili goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze. Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë i [...]Read More...

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur si pasojë e një tërmeti, i cili goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze.
Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë i shkallës Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.
Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.