Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë godet Rusinë

Një alarm për cunami u lëshua nga autoritetet amerikane pasi një tërmet me magnitudë 8.8 ballë goditi bregdetin rus të Gadishullit Kamchatka rreth orës 23:25 të martën e 29 korrikut, sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës. Një fuqi që e rendit menjëherë atë midis gjashtë tërmeteve më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë, përcjell albinfo.ch. Tërmeti ndodhi […] The post Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë godet Rusinë appeared first on Albinfo.

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë godet Rusinë

Një alarm për cunami u lëshua nga autoritetet amerikane pasi një tërmet me magnitudë 8.8 ballë goditi bregdetin rus të Gadishullit Kamchatka rreth orës 23:25 të martën e 29 korrikut, sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës.

Një fuqi që e rendit menjëherë atë midis gjashtë tërmeteve më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë, përcjell albinfo.ch.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 19.3 kilometrash, rreth 136 kilometra nga qyteti i Petropavlovsk-Kamchatsky, kryeqyteti i rajonit Kamchatka.

Ai shkaktoi të paktën disa të lënduar, sipas autoriteteve.  Autoritetet në rajonin Sakhalin në lindje të largët të Rusisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kuril veriorë, ku valët e cunamit kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë shkaktuar përmbytje.

The post Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë godet Rusinë appeared first on Albinfo.