Tre tërmete brenda vetëm dy orësh në Bosnjë e Hercegovinë, të gjithë pranë Sarajevës

Tre tërmete brenda vetëm dy orësh në Bosnjë e Hercegovinë, të gjithë pranë Sarajevës
Tre tërmete goditën Bosnjë e Hercegovinën gjatë natës, me epiqendra në afërsi të Sarajevës, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën 00:45 dhe, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), kishte magnitudë 3,6 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte pranë Foçës, rreth 32 kilometra nga Sarajeva.
Vetëm 15 minuta më vonë u regjistrua një tjetër lëkundje e tokës. Epiqendra ishte sërish rreth 30 kilometra larg Sarajevës, në afërsi të Gorazhdes. Ky tërmet ishte pak më i dobët, me magnitudë 3,1 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti i tretë u regjistrua në orën 03:00, me magnitudë 3,3 ballë. Epiqendra e tij ishte në zonën e Sokollacit, gjithashtu rreth 30 kilometra nga Sarajeva.
Sipas raportimeve të qytetarëve në faqen e EMSC-së, të tri lëkundjet janë ndier edhe në Sarajevë.
The post Tre tërmete brenda vetëm dy orësh në Bosnjë e Hercegovinë, të gjithë pranë Sarajevës appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



