Tërmeti i fuqishëm/ Mbi 140 njerëz të vdekur në Mianmar dhe Tajlandë
Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të premten Mianmarin dhe Tajlandën, duke lënë të vrarë të paktën 140 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë. Dhjetëra persona të tjerë dyshohet të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Tërmeti 7.7 shkallësh i Rihterit e ka goditur qytetin Sagaing në [...]Read More...

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të premten Mianmarin dhe Tajlandën, duke lënë të vrarë të paktën 140 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Dhjetëra persona të tjerë dyshohet të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet.
Tërmeti 7.7 shkallësh i Rihterit e ka goditur qytetin Sagaing në qendër të Mianmarit, dhe është pasuar më vonë me një tjetër tërmet 6.4 shkallësh.
Tërmeti ka shkatërruar banesa, ka rrëzuar ura dhe ka prishur rrugë përreth Mianmarit, si dhe ka rrëzuar një ndërtesë 30-katëshe që ka qenë në ndërtim e sipër, qindra kilometra larg Bangkokut.
Ndonëse ende nuk dihet shkalla e saktë e katastrofës, lideri i Mianmarit të izoluar ka lëshuar kërkesë të rrallë për ndihmë ndërkombëtare.
Shefi i juntas, Min Aung Hlaing, ka thënë se 144 persona janë vrarë, 732 janë konfirmuar të plagosur dhe ka paralajmëruar se numri i të vrarëve “pritet të rritet”.
Deri më tani janë konfirmuar tre të vrarë në Tajlandë.