Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.7 godet Kilin
Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur sot brigjet veriore të Kilit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës. Sipas raportimeve të para, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 40 miljesh nën tokë, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen në një zonë të gjerë. Më herët [...]Read More...

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur sot brigjet veriore të Kilit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës.
Sipas raportimeve të para, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 40 miljesh nën tokë, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen në një zonë të gjerë. Më herët gjatë natës, një tjetër tërmet me magnitudë 6.5 ballë u regjistrua menjëherë pas mesnatës, ndërsa një lëkundje e tretë, po ashtu e fortë, u ndje në mesditë pranë qytetit Copiapo, në një thellësi prej vetëm 10 miljesh.
Zyra Kombëtare e Emergjencave (ONEMI) njoftoi se po monitoron nga afër zhvillimet dhe se autoritetet lokale janë në terren për të vlerësuar dëmet. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.
Banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, për shkak të mundësisë së lëkundjeve pasuese./abcnews.al