Thaçi kthehet në Hagë

Para pak minutash ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar nga EULEX-i në drejtim të Aeroportit të Prishtinës, për vazhduar drejt Hagës, ku po vazhdon paraburgimin në Gjykatën Speciale, përcjell albinfo.ch. Thaçi u largua nga ambientet e EULEX-it nën duartrokitjet dhe brohoritjet e mbështetësve të tij që ishin mbledhur aty si shenjë proteste. Ai po […] The post Thaçi kthehet në Hagë appeared first on Albinfo.

Thaçi kthehet në Hagë

Para pak minutash ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar nga EULEX-i në drejtim të Aeroportit të Prishtinës, për vazhduar drejt Hagës, ku po vazhdon paraburgimin në Gjykatën Speciale, përcjell albinfo.ch.

Thaçi u largua nga ambientet e EULEX-it nën duartrokitjet dhe brohoritjet e mbështetësve të tij që ishin mbledhur aty si shenjë proteste.

Ai po dërgohet nën mbikëqyrjen e madhe të njësisë speciale dhe mbrojtjes së Speciales.

Thaci gjatë ditës është takuar në EULEX me bashkëshorten dhe vëllezërit e tij, të cilët thanë se është mirë me shëndet, derisa bën të ditur që e kanë të ndaluar të flasin më gjatë. Kjo është hera e parë që Thaçi qëndrojë kaq gjatë në Kosovë, që nga paraburgimi i tij në vitin 2020.

Thaçi dje ka qëndruar në vendlindje në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, si dhe ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij. Ai më pas është dërguar në zyret e EULEX-it në Prishtinë.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të martën më 18 mars.

Ndaj ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

The post Thaçi kthehet në Hagë appeared first on Albinfo.