Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

Shqiptarja Thëllënza Krasniqi ka marrë një detyrë të re në kuadër të Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të Shteteve të Bashkuara, në degën e Westchesterit.
Lajmin e ka bërë publik motra e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur krenarinë për këtë arritje. Ajo ka vlerësuar veçanërisht angazhimin e vazhdueshëm të Thëllënzës në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe barazinë.
Emërimi i shqiptares me origjinë nga Kosova, Thëllënzës Krasniqi përbën një tjetër hap në angazhimin e saj në fushën e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë./Albinfo.ch
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



