Tragjedia në Koçan: Protestohet në Shkup
Me 16 minuta heshtje dhe drita telefonash të ndezura, qindra qytetarë u mblodhën sot në sheshin e Shkupit për të nderuar viktimat e tragjedisë së Koçanit. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe pa fjalime, duke shërbyer si një mesazh solidariteti dhe reflektimi për ngjarjen tragjike. Në mesin e protestuesve u dëgjuan thirrje që tragjedi […] The post Tragjedia në Koçan: Protestohet në Shkup appeared first on Albinfo.

Me 16 minuta heshtje dhe drita telefonash të ndezura, qindra qytetarë u mblodhën sot në sheshin e Shkupit për të nderuar viktimat e tragjedisë së Koçanit. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe pa fjalime, duke shërbyer si një mesazh solidariteti dhe reflektimi për ngjarjen tragjike.
Në mesin e protestuesve u dëgjuan thirrje që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë më. Organizatorët theksuan se, edhe pse ky tubim ishte simbolik, shumë shpejt mund të ketë protesta më të mëdha, përfshirë edhe bllokime rrugësh, por jo në këto ditë kritike, përcjell albinfo.ch.
The post Tragjedia në Koçan: Protestohet në Shkup appeared first on Albinfo.