Tranzicioni gradual i pranisë së KFOR-it në Ibër, Ulutash: Bazohet në kushte të caktuara

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka folur për tranzicionin gradual të pranisë së misionit të NATO-s në Urën e Ibrit në Mitrovicë.
Ai ka deklaruar për Kosovo Online se ky tranzicion është pjesë e një procesi më të gjerë të optimizimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë, transmeton Klankosova.tv
“Tranzicioni i pranisë së përhershme të KFOR-it në Urën e Ibrit bazohet në kushte dhe është i koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe aktorë të tjerë përkatës”, ka thënë Ulutash.
Ulutash ka theksuar se ndryshimi i mënyrës së pranisë në urë nuk nënkupton largimin e KFOR-it nga veriu i Kosovës.
“KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një prani të dukshme në veri dhe jug të Mitrovicës dhe në të gjithë veriun e Kosovës”, është shprehur komandanti i KFOR-it.
The post Tranzicioni gradual i pranisë së KFOR-it në Ibër, Ulutash: Bazohet në kushte të caktuara appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



