Tre vjet nga pushtimi rus, liderët e BE vizitë në Kiev: Ukraina është Evropë
Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë këtë të hënë një vizitë në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërritën në Kiev më 24 shkurt në përvjetorin e tretë të luftës në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës. “Ne jemi sot në Kiev sepse Ukraina është [...]Read More...

Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë këtë të hënë një vizitë në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërritën në Kiev më 24 shkurt në përvjetorin e tretë të luftës në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës.
“Ne jemi sot në Kiev sepse Ukraina është Evropë. Në këtë betejë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që rrezikohet. (Në rrezik) është fati i Evropës,” tha Leyen në një postim në mediat sociale, i cili u shoqërua me një video që tregon mbërritjen e saj me tren në Kiev së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.
On the 3rd anniversary of Russia’s brutal invasion, Europe is in Kyiv.
We are in Kyiv today, because Ukraine is Europe.
In this fight for survival, it is not only the destiny of Ukraine that is at stake.
It’s Europe’s destiny.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 24, 2025
Vizita e tyre vjen në një kohë kritike për Ukrainën, pas “përplasjeve” me SHBA. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu rezerva për mungesën e Kievit në bisedimet SHBA-Rusi në Riad dhe tha se presidenti amerikan “po jeton në një flluskë dezinformimi”.
Trump iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si një “diktator” që nuk pranon që të mbahen zgjedhje në Ukrainë./abcnews.al