“Trepça” largon nga puna një punëtor, i shkaktoi dëm financiar mbi 27 mijë euro

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna një punëtor që dyshohet se i ka shkatuar dëm financiar mbi 27 mijë euro. Në njoftim thuhet se i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës. Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit

“Trepça” largon nga puna një punëtor, i shkaktoi dëm financiar mbi 27 mijë euro

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna një punëtor që dyshohet se i ka shkatuar dëm financiar mbi 27 mijë euro.

Në njoftim thuhet se i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës.

Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse.

Andaj, Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot: 1198 të dt. 24.02.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.Sh.S.