Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit! Largohen deputetët

Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit! Largohen deputetët

Një orë para nisjes së seancës plenare në Kuvend është njoftuar anulimi i saj. Seanca plenare pritej të niste në orën 10:00 teksa studentët kishin paralajmëruar se do të protestonin këtë të enjte para Kuvendit.

Siç shihet edhe nga pamjet, deputetët janë larguar nga ambientet e Kuvendit teksa forca të shumta policie ndodhen në terren.

Pavarësisht pranisë së madhe të forcave të rendit, këtë të enjte nuk është vendosur kordoni, perimetri i zakontë i sigurisë përreth zonës.

“Blindohet” me efektivë Kuvendi para protestës së studentëve, nuk vendoset kordon dhe perimeter sigurie (VIDEO)

The post Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit! Largohen deputetët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.