“Trump dëshiron ‘të angazhohen’ në diplomaci të drejtpërdrejtë”/ Shtëpia e Bardhë: Po shqyrtohet një takim Putin-Zelensky

Planet për një takim dypalësh midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tani janë në proces dhe më shumë opsione po diskutohen, ka thënë të martën sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Të dy udhëheqësit kanë shprehur gatishmërinë për t’u ulur me njëri-tjetrin, dhe kështu ekipi ynë i sigurisë [...]Read More...

“Trump dëshiron ‘të angazhohen’ në diplomaci të drejtpërdrejtë”/ Shtëpia e Bardhë: Po shqyrtohet një takim Putin-Zelensky

Planet për një takim dypalësh midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tani janë në proces dhe më shumë opsione po diskutohen, ka thënë të martën sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Të dy udhëheqësit kanë shprehur gatishmërinë për t’u ulur me njëri-tjetrin, dhe kështu ekipi ynë i sigurisë kombëtare do t’i ndihmojë të dy vendet ta bëjnë këtë”, u ka thënë Leavitt ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencë.

Europa ka marrë një rol thelbësor në negociatat për fundin e luftës dhe mund të presë takimin mes Vladimir Putin dhe Zelensky. Emmanuel Macron ka propozuar Gjenevën si një vendtakim dhe Zvicra është treguar e gatshme për t’i mirëpritur liderët.

/abcnews.al/