Trump hakmerret ndaj Smith/ Shkarkon personat që punuan me prokurorin që ngriti akuzë penale ndaj tij
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkakrimin e dhjetëra juristëve, avokatëve dhe prokurorëve që kishin punuar me ish prokurorin e Posaçëm Jack Smith për të ngritur dy çështje penale kundër Presidentit Amerikan Donald Trump, përgjatë kohës kur ai nuk ishte në detyrë. Kjo lëvizje e fundit e Trump është komentuar si [...]Read More...

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkakrimin e dhjetëra juristëve, avokatëve dhe prokurorëve që kishin punuar me ish prokurorin e Posaçëm Jack Smith për të ngritur dy çështje penale kundër Presidentit Amerikan Donald Trump, përgjatë kohës kur ai nuk ishte në detyrë.
Kjo lëvizje e fundit e Trump është komentuar si etja për Hakmarrje e presidenti Amerikan që I kishte quajtur këto procese gjyqësore një farsë politike.
Trump ishte zotuar përgjatë fushatës presidenciale se një ndër hapat e parë që do të merrte me ardhjen në detyrë do të ishte ajo që ai e quan çarmatosje e sistemit të Drejtësisë.
Trump kishte akuzuar demokratët se kishin përdorur Departamentin Amerikan të Drejtësisë për të kryer sulme të papranueshme politike.
Të dyja çështjet penale që ish Prokurori I Posaçëm Jack Smith ngriti ndaj Donald Trump u rrëzuan pas fitores së republikanit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Vetë Smith dha dorëheqjen vetëm pak ditë përpara se Trump të merrte detyrën pasi Krue I Shtëpisë ishte zotuar se do ta shkarkonte atë për dy sekonda menjëherë sapo të merrte mandatin.
Juristët, Avokatët dhe Prokurorët që u shkarkuan të hënën nga detyra kishin marrë paraprakisht një letër ku shkruhej se puna që ata kishin bërë për të ndjekur penalisht një ish president I bënte ata të papërshtatshëm për të punuar në departamentin Amerikan të Drejtësisë./abcnews.al