Trump: Kam shkruar që duhet pasur kujdes për Bin Ladenin, një vit më vonë hodhi në erë kullat binjake
Kritikët e Donald Trump kanë reaguar ashpër, pasi presidenti amerikan tha se kishte paralajmëruar për Osama bin Ladenin përpara se ai të organizonte sulmet e 11 shtatorit, shkruan Daily Mail. Presidenti po u drejtohej oficerëve të marinës në Norfolk, Virxhinia, të dielën kur vlerësoi njësitë SEAL që sulmuan kompleksin e Bin Ladenit dhe “i vunë një [...]Read More...

Kritikët e Donald Trump kanë reaguar ashpër, pasi presidenti amerikan tha se kishte paralajmëruar për Osama bin Ladenin përpara se ai të organizonte sulmet e 11 shtatorit, shkruan Daily Mail.
Presidenti po u drejtohej oficerëve të marinës në Norfolk, Virxhinia, të dielën kur vlerësoi njësitë SEAL që sulmuan kompleksin e Bin Ladenit dhe “i vunë një plumb në kokë”.
Trump shtoi se “duhej të merrte pak merita” për paralajmërimin për shefin e Al-Kaedës një vit para sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë, transmeton Telegrafi.
“Dhe ju lutem mos harroni se shkrova për Osama bin Ladenin saktësisht një vit më parë, një vit para se ai të hidhte në erë Qendrën Botërore të Tregtisë. Dhe thashë, duhet ta shikoni Osama bin Ladenin. Dhe lajmet e rreme nuk do të më linin kurrë të shpëtoja pa u ndëshkuar me atë deklaratë nëse nuk ishte e vërtetë”, vazhdoi presidenti.
Trump po i referohej librit të tij “Amerika që Meritojmë”, të cilin e shkroi bashkë me Dave Shiflett dhe u botua në janar 2000. Ai nuk bënte asnjë paralajmërim për Bin Ladenin, duke iu referuar vetëm një herë në terma të përgjithshëm.