Trump: Palestinezët nuk kanë alternativë veçse të largohen nga Gaza
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përsëriti të martën se palestinezët nuk kanë alternativë tjetër veçse të largohen nga Gaza dhe se ai do të donte që vendet fqinje Jordania dhe Egjipti të pranonin palestinezët e zhvendosur. Në fakt, Trump pohoi se banorët e Gazës “do të donin të largoheshin” nga Rripi, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: [...]Read More...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përsëriti të martën se palestinezët nuk kanë alternativë tjetër veçse të largohen nga Gaza dhe se ai do të donte që vendet fqinje Jordania dhe Egjipti të pranonin palestinezët e zhvendosur.
Në fakt, Trump pohoi se banorët e Gazës “do të donin të largoheshin” nga Rripi, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Unë mendoj se ata do të ishin të emocionuar”.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan tha se ai nuk e mbështet domosdoshmërisht vendosjen izraelite në Gaza, siç kërkohet nga partitë e ekstremit të djathtë në koalicion./abcnews.al