Trump para takimit me Netanyahun: Kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme

Donald Trump ka premtuar se ka planifikuar “diçka të veçantë” për Lindjen e Mesme përpara takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot. Në një mesazh të ndarë në Truth Social, postimi i presidentit amerikan fillon duke thënë: “Ne kemi një shans të vërtetë për MADHËSHTI NË LINDJEN [...]Read More...

Trump para takimit me Netanyahun: Kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme

Donald Trump ka premtuar se ka planifikuar “diçka të veçantë” për Lindjen e Mesme përpara takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot.

Në një mesazh të ndarë në Truth Social, postimi i presidentit amerikan fillon duke thënë:

“Ne kemi një shans të vërtetë për MADHËSHTI NË LINDJEN E MESME. “TË GJITHË JEMI NË BORD PËR DIÇKA TË VEÇANTË, PËR HERËN E PARË. DO TA PËRFUNDOJMË!!!”, theksoi ai.

Në një postim të veçantë të shtunën, Trump përshëndeti “diskutimet shumë frymëzuese dhe produktive me Komunitetin e Lindjes së Mesme në lidhje me Gazën”.

Trump u shpreh se pas katër ditësh negociatash “intensive”, Hamasi dhe Izraeli janë “informuar në të gjitha nivelet” dhe thotë se ka më shumë “vullnet të mirë dhe entuziazëm për arritjen e një marrëveshjeje… sesa kam parë ndonjëherë më parë”.