Botë Trump pezullon sulmet ndaj Iranit, hapet mundësia për negociata

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar sulmet ndaj Iranit për t’i lënë hapësirë negociatave, ka deklaruar ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara.
Ambasadori Mike Waltz tha për Fox News se ShBA-ja po krijon mundësi për bisedime, por nuk dha detaje rreth natyrës së tyre.
Pas këtij vendimi, një iranianët kanë bërë të ditur se edhe Teherani do të ndalojë sulmet për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kryejnë sulme.
Megjithatë, ai shtoi se në Iran ekziston më shumë skepticizëm sesa optimizëm për një marrëveshje afatgjatë, duke e cilësuar situatën si një pauzë taktike dhe jo si fund të konfliktit.
Gjatë fundjavës është shënuar një qetësi relative mes dy vendeve.
Pentagoni ka pezulluar bombardimet pas 13 netësh sulmesh të intensifikuara, ndërsa nuk janë raportuar sulme të reja iraniane ndaj vendeve fqinje.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



