Trump pezullon tarifat për automjetet

Industria e automjeteve do të përjashtohet për një muaj nga tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump për produktet e importuara nga Kanadaja dhe Meksika, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Shtyrja është dhënë për të shmangur “humbjet ekonomike” për prodhuesit amerikanë, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt gjatë një konference me gazetarët. “Kemi folur [...]Read More...

Trump pezullon tarifat për automjetet

Industria e automjeteve do të përjashtohet për një muaj nga tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump për produktet e importuara nga Kanadaja dhe Meksika, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Shtyrja është dhënë për të shmangur “humbjet ekonomike” për prodhuesit amerikanë, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt gjatë një konference me gazetarët.

“Kemi folur me tre prodhues të mëdhenj, do t’u japim një lirim prej një muaji për automjetet e importuara në bazë të marrëveshjes së tregtisë së lirë. Presidenti (Trump) u dha atyre këtë përjashtim në mënyrë që ata të mos pësonin dëm financiar,” tha Leavitt.

Zëdhënësja vuri në dukje se Trump është “i hapur” për të dëgjuar argumente për përjashtime të tjera nga tarifat.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti amerikan foli me CEO dhe presidentët e prodhuesve të automjeteve GM, Ford dhe Stellantis. Vendimi i tij për të përjashtuar makinat nga tarifat u njoftua nga Sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick në një intervistë që ai dha për rrjetin televiziv konservator Fox News./abcnews.al