Trump: Ukraina e ka humbur Krimenë/ Presidenti amerikan: Nuk diskutohet në bisedime
Një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është shumë afër ka thënë presidenti amerikan Donald Trump, por Volodymyr Zelensky po bëhet pengesë me pretendimet e tij për gadishullin e Krimesë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha në një postim në Truth Social se Ukraina e humbi Krimenë vite më parë dhe nuk është [...]Read More...

Një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është shumë afër ka thënë presidenti amerikan Donald Trump, por Volodymyr Zelensky po bëhet pengesë me pretendimet e tij për gadishullin e Krimesë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha në një postim në Truth Social se Ukraina e humbi Krimenë vite më parë dhe nuk është e diskutueshme që ajo të rikthehet nën kontrollin e Kievit.
Trump theksoi se askush nuk po kërkon nga Zelensky që ta njohë Krimenë si territor rus dhe theksoi se lufta për gadishullin duhet të ishte bërë një dekadë më parë, kur Rusia e mori pa asnjë rezistencë nga pala ukrainase.
Sipas presidentit amerikan situata për Ukrainën është e tmerrshme dhe paralajmëri Zelenskyn se nëse vazhdon luftën, mund të humbasë gjithë vendin.
Deklarata e presidentit ukrainas, sipas Trump, nuk do të bëjë asgjë tjetër veçsë të zgjasë luftën.
Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për Wall Street Journal se Ukraina nuk do e njohë ligjërisht pushtimin e Krimesë, pasi kjo është kundër kushtetutës së vendit.
Deklarata erdhi pasi Shtetet e Bashkuara kanë propozuar njohjen e Krimesë si territor rus për t’i dhënë fund luftës. Zelensky paralajmëroi se çdo diskutim për Krimenë rrezikon zhvendosjen e negociatave në favor të Kremlinit.
Ai tha se propozime të tilla i përshtaten lojës se presidentit rus Vladimir Putin.
Zelensky tha se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, nëse kusht është heqja dorë nga Krimeja./abcnews.al