U bë virale video ku Rozana Radi takohej me dikë në dhomën e dëshirave – Ja kush ishte brenda

Rozana Radi është njëra nga banoret e Big Brother VIP Albania 4, një video e së cilës është bërë virale në rrjete sociale. Në atë video, shihet Rozana teksa takohej me dikë në dhomën e dëshirave. Njerëzit ngritën aludime se kë mund të jetë takuar Rozi brenda shtëpisë, i bie sikur po favorizohej nga produksioni.…

U bë virale video ku Rozana Radi takohej me dikë në dhomën e dëshirave – Ja kush ishte brenda
Rozana Radi është njëra nga banoret e Big Brother VIP Albania 4, një video e së cilës është bërë virale në rrjete sociale.

Në atë video, shihet Rozana teksa takohej me dikë në dhomën e dëshirave.

Njerëzit ngritën aludime se kë mund të jetë takuar Rozi brenda shtëpisë, i bie sikur po favorizohej nga produksioni.

Psikologia e këtij formati ka sqaruar gjithë videon, ku thotë se ishte ajo dhe se vërehet dukshëm.

E njëjta thekson se është në dispozicion të banorëve kurdo që ata kanë nevojë.

“Ka shumë polemika, shumë diskutime, se çfarë po bëhet çfarë po ndodh, po e thoja më herët kuptojeni është në interesin tonë të parë që të gjithë banorët të jenë mirë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Sa herë që ka ngarkesa, që dikush ka nevojë të rishikohet, të bëhet një bisedë apo kur produksioni e gjykon të arsyeshme, pastaj kur banorët vet e kërkojnë unë jam atje, kam qenë atje edhe në 12 të natës, 4 në varësi të nevojave”.

Jorida Rrustemi e bëri të qartë që nuk ka vend për aludime për çdo video që qarkullon në internet.