Udhëheqësit opozitarë ukrainas kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës

Udhëheqësit opozitarë ukrainas, Petro Poroshenko dhe Yulia Tymoshenko, kanë refuzuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në vend gjatë pushtimit rus të Ukrainës, pasi raportimet e mediave sugjeruan se zyrtarët amerikanë i kishin kontaktuar ata me këtë ide. Poroshenko, ish-president, dhe Tymoshenko, ish-kryeministre – njëherësh figurat opozitare më me ndikim në Ukrainë – thanë më 6 [...]Read More...

Udhëheqësit opozitarë ukrainas kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës

Udhëheqësit opozitarë ukrainas, Petro Poroshenko dhe Yulia Tymoshenko, kanë refuzuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në vend gjatë pushtimit rus të Ukrainës, pasi raportimet e mediave sugjeruan se zyrtarët amerikanë i kishin kontaktuar ata me këtë ide.

Poroshenko, ish-president, dhe Tymoshenko, ish-kryeministre – njëherësh figurat opozitare më me ndikim në Ukrainë – thanë më 6 mars se zgjedhjet duhet të mbahen vetëm pasi të arrihet paqja.

Përmes një deklarimi me shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Poroshenko e pranoi se ekipi i tij ka kontaktuar me “partnerët” amerikanë, por “thelbi i bisedimeve me përfaqësuesit e palës amerikane gjithmonë janë reduktuar gjithmonë në dy parime: siguria e para dhe paqja përmes forcës”.

“Ekipi ynë gjithmonë ka qenë në mënyrë kategorike kundër zgjedhjeve gjatë luftës”, shtoi ai.