Unikkatili për vëllain e tij: Njeri trim e sypatrembur, shpresoj të shihem me të në botën tjetër

Sot në Gurrakoc të Klinës iu dha lamtumira e fundit, reperit 42-vjeçar Mentor Palokajt, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në një banesë në Prishtinë. Në varrim mori pjesë edhe vëllai i tij, reperi Unikkatil. Ai ka falënderuar të pranishmit që kanë shkuar në varrim, dhe tha se vëllai i tij…

Unikkatili për vëllain e tij: Njeri trim e sypatrembur, shpresoj të shihem me të në botën tjetër
Sot në Gurrakoc të Klinës iu dha lamtumira e fundit, reperit 42-vjeçar Mentor Palokajt, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në një banesë në Prishtinë.

Në varrim mori pjesë edhe vëllai i tij, reperi Unikkatil.

Ai ka falënderuar të pranishmit që kanë shkuar në varrim, dhe tha se vëllai i tij ka qenë trim e sypatrembur.

‘‘Vëllai i jemi me siguri plot prej juve këtu i ka pas për zemre, garant e doni shumë. Faleminderit që keni ardh. Ishallah shihna me të në botën tjetër. Njeri trim, sypatrembur’’, ka thënë ai mes tjerash./