UP-ja e largon Donika Qerimi nga pozita që e mbante për 15 vite: Përjashtimi është bërë në mënyrë tinzare

Ligjëruesja shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës, Donika Qerimi, është larguar nga pozita e trajneres së ekipeve të studentëve të UP-së për garën Willem C. Vis International Arbitration Moot. Ajo ka bërë me dije se përjashtimi i saj nga kjo pozitë që e ushtronte prej 15 vitesh është tinëzar. Në profilin e saj në “Facebook”, Qerimi

UP-ja e largon Donika Qerimi nga pozita që e mbante për 15 vite: Përjashtimi është bërë në mënyrë tinzare

Ligjëruesja shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës, Donika Qerimi, është larguar nga pozita e trajneres së ekipeve të studentëve të UP-së për garën Willem C. Vis International Arbitration Moot. Ajo ka bërë me dije se përjashtimi i saj nga kjo pozitë që e ushtronte prej 15 vitesh është tinëzar.

Në profilin e saj në “Facebook”, Qerimi ka shkruar se dekani i Fakultetit Juridik nuk ia ka dhënë asnjë arsyeje për largimin nga kjo pozitë.

“Me shumë keqardhje ju njoftoj se, pas 15 viteve përkushtim si trajnere e ekipeve të studentëve të Universitetit të Prishtinës për garën Ëillem C. Vis International Arbitration Moot, jam përjashtuar nga kjo pozitë. Përjashtimi është bërë në mënyrë tinzare, të heshtur, dhe plotësisht në baza personale, pa asnjë arsye a arsyetim profesional. Prej vitit 2009, bashkë me shumë bashkëtrajnerë, ish-pjesëmarrës e dashamirë të garës, kemi punuar tërësisht në baza vullnetare për këtë garë e për UP-në. Së bashku kemi arritur suksese që dikur dukeshin të pamundura – nga çmimi për memorandum në vitin 2012, kualifimet në vitin 2017 e vazhdimisht tutje, deri te gjysmëfinalja historike e vitit të kaluar, duke ngritur vazhdimisht performancën dhe reputacionin e Universitetit në arenën ndërkombëtare. Të gjitha këto u arrijtën me shumë mund, ndër vite, si rezultat i punës së zellshme e të përbashkët të studentëve dhe ekipeve të trajnerëve tejet të përkushtuar ndër vite që kam pasur nderin t’i udhëheqë”, ka shkruar ajo, duke e kritikuar Dekanin e Fakultetit Juridik.

“Fatkeqësisht, Dekani i Fakultetit Juridik është acaruar me vëmendjen publike që paskam marrë pas sukseseve të studentëve tanë – një gjë që ma ka thënë edhe vetë. Për pasojë, vendosi që unë ta paguaj këtë sukses me largim. Asnjë arsye profesionale nuk është dhënë asnjëherë. Rezultatet dhe përgatitja ime akademike flasin vetë. Mënyra si u bë ky përjashtim është në vetvete një shenjë denigrimi institucional. Konkursi u shpall shumë vonë, pa asnjë njoftim ndaj meje, dhe në të njëjtën ditë më u mohua qasja në emailin ku aplikojnë studentët. Madje, as Rektorit nuk iu dha ndonjë shpjegim i arsyeshëm, përkundër kërkesës së tij për sqarim”, ka shkruar ajo nder të tjera.