Valon Berisha e mbyll aventurën në Australi, rikthehet në Ligue 1
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rikthyer në Ligue 1 pas aventurës fantastike që pati në Australi. Berisha ishte i huazuar te Melborune City, ku u shpall kampion në ligë, por humbi në finale të play-offit. 30-vjeçari zhvilloi 24 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri pesë asiste me fanellën e Melbourne. Mesfushori “dardan” […]
![Valon Berisha e mbyll aventurën në Australi, rikthehet në Ligue 1](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/valon.png)
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rikthyer në Ligue 1 pas aventurës fantastike që pati në Australi.
Berisha ishte i huazuar te Melborune City, ku u shpall kampion në ligë, por humbi në finale të play-offit.
30-vjeçari zhvilloi 24 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri pesë asiste me fanellën e Melbourne.
Mesfushori “dardan” tani është rikthyer në skuadrën nga Ligue 1, Reims ku ka kontratë deri në vitin 2024.
Vlera e futbollistit kosovar në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 1.8 milionë euro.