Vatikani njofton se Papa po shkon drejt shërimi
Vatikani ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, duke shprehur se problemi i një veshke ditë më parë, fatmirësisht është zhdukur. Gjithashtu, ata theksojnë pavarësisht përmirësimit të lehtë, ai duhet të mbetet akoma nën kujdesin e mjekëve. Papa Françesku, 88 vjeçar ndodhet në spitalin e Gemellit të Romës që […] The post Vatikani njofton se Papa po shkon drejt shërimi appeared first on Albinfo.

Vatikani ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, duke shprehur se problemi i një veshke ditë më parë, fatmirësisht është zhdukur.
Gjithashtu, ata theksojnë pavarësisht përmirësimit të lehtë, ai duhet të mbetet akoma nën kujdesin e mjekëve.
Papa Françesku, 88 vjeçar ndodhet në spitalin e Gemellit të Romës që prej datës 14 shkurt ku po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik.
Një CT në kraharor e kryer mbrëmjen e së martës tregoi progresionin normal të pneumonisë, teksa po trajtohet dhe analizat e gjakut konfirmuan përmirësimin e gjendjes.
Besimtarët katolikë u mblodhën për t’u lutur për shëndetin e Papa Françeskut në këmbët e Bazilikës së Shën Pjetrit për të tretën natë rresht.
The post Vatikani njofton se Papa po shkon drejt shërimi appeared first on Albinfo.