Vdes 23 vjeçarja shqiptare në Itali

Një 23-vjeçare shqiptare, ka ndërruar jetë në Padova të Italisë. Ajo kishte shfaqur simptoma të lehta si kolla dhe ftohja pas pjesëmarrjes në një festë tradicionale në Maserada dhe u përball me një përkeqësim të shpejtë të shëndetit. Ditët në vijim ajo nisi të përjetonte të vjella të vazhdueshme dhe vështirësi në të ngrënë, gjë […] The post Vdes 23 vjeçarja shqiptare në Itali appeared first on Albinfo.

Vdes 23 vjeçarja shqiptare në Itali

Një 23-vjeçare shqiptare, ka ndërruar jetë në Padova të Italisë. Ajo kishte shfaqur simptoma të lehta si kolla dhe ftohja pas pjesëmarrjes në një festë tradicionale në Maserada dhe u përball me një përkeqësim të shpejtë të shëndetit.

Ditët në vijim ajo nisi të përjetonte të vjella të vazhdueshme dhe vështirësi në të ngrënë, gjë që detyroi familjen ta dërgonte në spital.

Fillimisht, u trajtua në spitalin Ca’ Foncello në Treviso, por më pas u transferua në Padova, ku iu nënshtrua kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetonte, duke humbur jetën për shkak të miokarditit fulminant, transmeton albinfo.ch.

Mediat italiane raportojnë se një autopsi e kryer sot pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e kësaj tragjedie.

The post Vdes 23 vjeçarja shqiptare në Itali appeared first on Albinfo.