Vdes aktori i njohur Donald Sutherland

Aktori Donald Sutherland, ylli i filmave ka vdekur në moshën 88-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Djali i tij, Kiefer, njoftoi vdekjen e babait të tij në një deklaratë. “Me zemër të rëndë ju them se babai im, Donald Sutherland, ka ndërruar jetë. Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në […]

Vdes aktori i njohur Donald Sutherland

Aktori Donald Sutherland, ylli i filmave ka vdekur në moshën 88-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Marketing

Djali i tij, Kiefer, njoftoi vdekjen e babait të tij në një deklaratë.

“Me zemër të rëndë ju them se babai im, Donald Sutherland, ka ndërruar jetë. Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit”, tha ai. “Asnjëherë nuk u tremb nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar. Ai e donte atë që bënte dhe bënte atë që donte, dhe askush nuk mund të kërkojë më shumë se kaq. Një jetë e jetuar mirë”, shkruan BBC.

Sutherland luajti në filma si The Dirty Duzen, MASH, Klute dhe Don’t Look Now.

Roli kryesor i aktorit kanadez ishte si Hawkeye Pierce, një kirurg në filmin MASH të vitit 1970.

I lindur në New Brunswick, Kanada, Sutherland filloi si reporter lajmesh në radio përpara se të largohej nga Kanadaja për të udhëtuar në Londër në vitin 1957. Atje, ai studioi në Akademinë e Muzikës dhe Artit Dramatik në Londër.