Vdes gazetarja ukrainase Olga Priadko që po strehohej në Kosovë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gazetarja ukrainase Olga Priadko, që po qëndronte në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Sipas njoftimit të AGK-së, 51-vjeçarja ka vdekur në banesën e saj, ku jetonte për më shumë se dy vjet me djalin e saj. “Me dhimbje të thellë, […] The post Vdes gazetarja ukrainase Olga Priadko që po strehohej në Kosovë appeared first on Albinfo.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gazetarja ukrainase Olga Priadko, që po qëndronte në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”.
Sipas njoftimit të AGK-së, 51-vjeçarja ka vdekur në banesën e saj, ku jetonte për më shumë se dy vjet me djalin e saj.
“Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin. AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftim.
The post Vdes gazetarja ukrainase Olga Priadko që po strehohej në Kosovë appeared first on Albinfo.