Vdesin tre fëmijë nga shembja e një shtëpie në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës. ”Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe […] The post Vdesin tre fëmijë nga shembja e një shtëpie në Jabllanicë të Gjakovës appeared first on Albinfo.

Vdesin tre fëmijë nga shembja e një shtëpie në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.

”Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Nga shembja e objektit vdiqën dy fëmijë 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

The post Vdesin tre fëmijë nga shembja e një shtëpie në Jabllanicë të Gjakovës appeared first on Albinfo.