“Veç unë ta kam rujt tipin nga dramat”, Olsi i dedikon këngë Eglit?
Olsi Bylyku ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga projekti i tij i ardhshëm muzikor dhe të gjithë janë në një mendje: “ia ka dedikuar Eglit”. Ndër komente shihet se ndjekësit shprehen të sigurt se teksti i këngës është për ish partneren e tij, e cila e ka përmendur disa herë Olsin brenda shtëpisë […]

Olsi Bylyku ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga projekti i tij i ardhshëm muzikor dhe të gjithë janë në një mendje: “ia ka dedikuar Eglit”.
Ndër komente shihet se ndjekësit shprehen të sigurt se teksti i këngës është për ish partneren e tij, e cila e ka përmendur disa herë Olsin brenda shtëpisë së BBV.
“Kur po thu e kam harru, pse po m’kujton hala? Ti as veten s’ke besu, le me t’besu ata”- thuhet në një pjesë të tekstit. Madje ai shton se ka qenë ai që ka mbuluar dramat e Eglit.
Olsi ka vendosur t’i kthejë përgjigje edhe një komentuesi i cili e ka akuzuar se po e përdor këtë situatë për të marrë vëmendje.
“Pse e shfrytëzon situatën? Hajt se dhe ti same shit je”– i shkruan ndjekësi, ndërsa Olsi ia kthen: “E mir, na fal! Vec me thuj kur të publikoj nanj projekt që mos të lidhet me situatën?”