Vendet arabe miratojnë planin egjiptian për rindërtimin e Gazës

Udhëheqësit arabë në takimin e së martës në Kajro miratuan planin egjiptian për rindërtimin e Gazës. Plani, i cili është një përgjigje ndaj propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për të krijuar një “Riviera të Lindjes së Mesme” në enklavën palestineze, synon të rindërtojë Rripin e Gazës pa zhvendosur banorët e saj. Në mes të [...]Read More...

Vendet arabe miratojnë planin egjiptian për rindërtimin e Gazës

Udhëheqësit arabë në takimin e së martës në Kajro miratuan planin egjiptian për rindërtimin e Gazës.

Plani, i cili është një përgjigje ndaj propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për të krijuar një “Riviera të Lindjes së Mesme” në enklavën palestineze, synon të rindërtojë Rripin e Gazës pa zhvendosur banorët e saj.

Në mes të Shkurtit, Egjipti teksa shpalli planin e tij, tha se një zgjidhje me dy shtete, e cila parashikon bashkëjetesën e Izraelit dhe një shteti palestinez si shtete të pavarura, ishte rruga e vetme drejt stabilitetit dhe bashkëjetesës midis popujve të rajonit.

“Egjipti shpreh aspiratën e tij për të bashkëpunuar me administratën amerikane…për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të drejtë në rajon – duke arritur një zgjidhje të drejtë të çështjes palestineze që mbështet të drejtat e popujve të rajonit. Rindërtimi i Rripit të Gazës duhet të kryhet në një mënyrë që të sigurojë që populli palestinez të mbetet në atdheun e tij dhe në përputhje me të drejtat e tij legjitime dhe ligjore”, thuhej në deklaratën e ministrisë së Jashtme në Kajro./abcnews.al