“Vendim çnjerëzor”, ish-ambasadori holandez kritikon ashpër Specialen që s’e lejoi Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Posaçme, që e refuzuan kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ai e quajti këtë vendim “çnjerëzor”. Bosch e kritikoi Specialen dhe ta se ky vendim shkel të drejtat themelore
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Posaçme, që e refuzuan kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Ai e quajti këtë vendim “çnjerëzor”.
Bosch e kritikoi Specialen dhe ta se ky vendim shkel të drejtat themelore njerëzore dhe përbuz vlerat universale të njerëzisë dhe drejtësisë.
“Gjykata Speciale sërish tregoi se nuk është serioze. Çfarë vendimi çnjerëzor. Turp përsëri për ta”, tha ai mes tjerash.
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të varroset sot në ora 15:00 në Burojë të Skenderajt.