Venezuela: Kemi ndaluar vendosjen e një bombe në ambasadën amerikane
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, tha se autoritetet kanë ndaluar një plan për të vendosur bombë në ambasadën e SHBA-ve në Karakas. Sipas tij, ky ishte një komplot i rremë (“false flag”) nga disa persona që donin të krijonin konflikt mes Venezuelës dhe SHBA-së. Maduro nuk tregoi se kush ishin këta persona, por tha se [...]Read More...

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, tha se autoritetet kanë ndaluar një plan për të vendosur bombë në ambasadën e SHBA-ve në Karakas.
Sipas tij, ky ishte një komplot i rremë (“false flag”) nga disa persona që donin të krijonin konflikt mes Venezuelës dhe SHBA-së.
Maduro nuk tregoi se kush ishin këta persona, por tha se dy burime i kishin dhënë informacionin. Ai shtoi se qëllimi i tyre ishte të vendosnin një bombë në ambasadën amerikane, për të përkeqësuar marrëdhëniet me SHBA-të.
Zyrtari tjetër i lartë, Jorge Rodriguez, tha se Venezuela e kishte paralajmëruar SHBA-në për një kërcënim serioz dhe për këtë arsye janë shtuar masat e sigurisë pranë ambasadës.
Edhe pse SHBA-të dhe Venezuela nuk kanë marrëdhënie diplomatike që nga viti 2019, ambasada në Karakas ruhet nga forcat vendase, edhe pse është pothuajse bosh.
SHBA-të e kanë kritikuar shpesh Venezuelën për trafikun e drogës dhe madje në kohën e presidentit Trump, janë dërguar forca ushtarake në zonën e Karaibeve, për të ndaluar anije me drogë, që thuhej se vinin nga Venezuela.
Maduro thotë se qëllimi i vërtetë i SHBA-së nuk është lufta kundër drogës, por rrëzimi i qeverisë së tij.
Venezuela është përgjigjur duke vendosur trupa në kufij dhe duke armatosur civilë për t’u mbrojtur. SHBA nuk e njeh zgjedhjen e Maduro-s në vitin 2024 dhe e konsideron si të manipuluar.