Egjipt: Negociata për planin e paqes të SHBA-së për Gazën
Në Sharm el-Sheikh të Egjiptit kanë filluar negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze Hamas mbi planin e paqes të SHBA-së për Rripin e Gazës. Grupi televiziv Al-Kahera News, i cili është i afërt me Shërbimin Sekret Egjiptian, njoftoi se delegacionet kanë diskutuar rreth “kushteve themelore” për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve. Sipas raportimeve të medias delegacioni [...]Read More...

Në Sharm el-Sheikh të Egjiptit kanë filluar negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze Hamas mbi planin e paqes të SHBA-së për Rripin e Gazës. Grupi televiziv Al-Kahera News, i cili është i afërt me Shërbimin Sekret Egjiptian, njoftoi se delegacionet kanë diskutuar rreth “kushteve themelore” për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve. Sipas raportimeve të medias delegacioni i Hamasit kishte zhvilluar tashmë bisedime fillestare me ndërmjetës nga Kataridhe Egjipti. Plani i paqes i Presidentit të SHBA-sëDonald Trump përfshin, ndër të tjera, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.
Sipas të dhënave të Kremlinit Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Sipas një deklarate qeveritare të Moskës biseda e tyre telefonike u përqendrua në “zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe kontekstin e planit të Presidentit të SHBA-së për normalizimin në Rripin e Gazës”.
Putini e vlerësoi planin e paqes të Trumpit për Rripin e Gazës dhe shprehu shpresën e tij se ky plan do të zbatohet me sukses. Në të njëjtën kohë kreu i Kremlinit theksoi se Moska e sheh krijimin e një shteti të pavarur palestinez si një komponent qendror të një zgjidhjeje paqeje për Lindjen e Mesme.
Netanyahu dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe për programin bërthamor iranian dhe mënyrat për të stabilizuar Sirinë.