Vetaksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës. Nga ky aksident ka humbur jetën edhe një person.Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Mësohet se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por që nuk ka arritur që

Vetaksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës.

Nga ky aksident ka humbur jetën edhe një person.Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Mësohet se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por që nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve.

“Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.”, ka thënë Bytyqi.